Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Taulant SEFERI “ndez motorrët”, sulmuesi bardheblu: Jemi gati për Champions League

Shkruar nga NEWSPORT

“Sy e veshë” janë nga ai. Taulant Seferi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së Tiranës. Pas një sezoni të mrekullueshëm në vitin e titullit kampion, sulmuesi është gati për ndeshjen e parë të turit të parë të Champions League. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një sfidë miqësore të zhvilluar në Turqi.

25-vjeçari nga Kumanova duket mjaft i motivuar teksa shkruan: “Përgatitjet përfunduan. Gati për kualifikueset e Champions League”. Në drejtim të tij kanë mbërritur disa oferta, por fillimisht priten të mbyllen ndeshjet e Kupave të Europës. Më pas priten zhvillime të reja për të ardhmen e tij. 

Tirana do të luajë ndeshjen e parë kundër Dudelange në transfertë në datën 6 korrik, në orën 20:00, sfidë e vlefshme për turin e parë të Conference League. Ndërsa takimi i kthimit në datën 12 korrik në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Postimi i Seferit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga