Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tare u thur elozhe kuqezinjve dhe De Biazit: Populli shqiptar krenar me ju

Shkruar nga NEWSPORT

Igli Tare, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ka folur për “Sportmediaset”, ku ka shprehur opinionin e tij në lidhje me kuqezinjtë dhe pikërisht për tre ndeshjet që ajo ka luajtur në Europian. Tare ndihet krenar me këtë prezantim, por edhe për tifozët që kanë mbështetur kuqezinjtë. “Kjo skuadër më ka pëlqyer në këto tre ndeshje, sepse ka përfaqësuar vlerat e popullit shqiptar, që janë dëshira dhe vendosmëria për të mbërritur deri në fund. Këta djem në këto dy javë po na përfaqësojnë më së miri, të shohësh stadiumin e Lionit me 30 mijë tifozë në tribuna dhe festimet e mëdha edhe pas humbjeve ndaj Zvicrës e Francës, kanë qenë emocione të jashtëzakonshme. Gjithë populli shqiptar është krenar për punën e De Biazit dhe të djemve të tij”.

[caption id="attachment_7365" align="alignleft" width="300"]rashica Milot Rashica[/caption]

Kualifikimi - “Edhe nëse nuk kualifikohemi, ajo që ka treguar kjo skuadër është e jashtëzakonshme. Është hera e parë që marrim pjesë në një turne kaq të rëndësishëm dhe pas fitores së djeshme do të ngulemi para televizorit për të bërë tifozllëk për skuadra të tjera, duke shpresuar që rrugëtimi ynë të vazhdojë. Forca e vërtetë e këtij grupi është që nuk ka individualitete të mëdha, por luan si skuadër. Ju nuk e njihni ndjenjën që kemi ne shqiptarët, por arma plus e kësaj skuadre është publiku, që e karikon skuadrën në mënyrë fantastike. Atmosfera e krijuar nga tifozët shqiptarë është e pabesueshme. Kam parë vendosmëri të madhe për të arritur objektivin e fitores së parë”.

Rashica - “Në këtë kombëtare nuk shoh talente shumë të mëdhenj, por them se Rashica mund të bëhet një lojtar shumë interesant dhe në të ardhmen do të bëjë të flitet për të”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga