Gazetari sportiv Ervin Baku, ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner”, MCN. Baku foli shkurtimish për paraqitjen e Dinamos në transfertën kundër Vllaznisë në Shkodër, java e 29-të, e përfunduar 0 – 0.
Ai pati kritika për sulmuesët e “bluve”, ndërsa sheh “dritë në fund të tunelit” për ekipin e Ilir Dajës: “Bregu dhe Mustapha goditën për laraska kundër Vllaznisë.
Nga ana tjetër, është një pikë me shumë bonuse për Dinamon. Pushimet nga kombëtaret do i bëjnë mirë. Mendojë se ekipi i Ilir Dajës do rikthehet më e fortë. Do të jetë një garë e ashpër për vendin e 4-të mes Partizanit, Dinamos dhe Teutës”.
Pas 29 javësh në Superiore, Dinamo mban vendin e 5-të në kampionat me 40 pikë, 4 më pak se Partizani i pozitës së 4-të. Deri në përfundim të sezonit kanë mbetur edhe 7 javë, e përkthyer me 21 pikë në lojë, e ku do të thotë se shumëçka mund të ndryshojë deri në javën e 36-të.
