Sulmuesi shqiptar i Kombëtares së Shpresave, Armando Dobra po paraqitet mjaft mirë në fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore me klubin e tij Chesterfield.
Pasi shënoi një dopietë në ndeshjen 4 ditëve më parë, Dobra është rikthyer përsëri si protagonist me klubin e tij. Sot ekipi i shqiptarit kishte ndeshjen e radhës kundër Alfreton, ndeshje që u fitua nga ekipi i sulmuesit të Kombëtares sonë me rezultatin 1-5.
Dobra u paraqit përsëri mjaft mirë duke qenë një nga protagonistët e ndeshjes së sotme. 22-vjeçari shënoi golin e dytë për ekipin e tij duke ndihmuar kështu në fitoren e radhës. Një paraqitje që mund të jetë dhe sinjal për Sylvinhon pasi jemi pranë ndeshjeve të shtatorit.
[caption id="attachment_699771" align="alignnone" width="1440"] Armando Dobra[/caption]