Fundi i bojkotit të sportit në Shqipëri duket pranë. Liga Profesioniste e Futbollit, përfaqësuar nga kreu I saj Edvin Libohova dhe Sekretari i Përgjithshëm Dritan Kadia zhvilluan dje takimin e dytë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Veç ministers Anila Denaj, I pranishëm ishte dhe negociatori I Qeverisë Fidel Ylli.
Këtë mëngjes Liga ka reaguar në kanalet zyrtare të komunikimit duke u shprehur se gjithçka është pranë zgjidhjes dhe se në lojë do të futet kryeministri Rama. E premtja është dita kur gjithçka do të marrë një përgjigje, me tifozët që presin të nisë futbolli në Shqipëri. Liga shprehet se janë diskutuar 2 variante, teksa për 3 pika është gjetur dakordësia ndërsa mbetet ende të shihet Ligji I Sponsorizimeve.
Reagimi I Ligës:
Liga Profesioniste e Futbollit, e përfaqësuar nga Kryetari Edvin Libohova dhe Sekretari i Përgjithshëm Dritan Kadia, pati takimin e dytë me përfaqësues të Ministrisë së Financave.Pas takimit të bërë, z. Libohova deklaroi për mediat:
"Është një hap pranë zgjidhjes. Problemet që u diskutuan ishin në 2 pjesë, në 3 pikat më pak të rëndësishme, për të cilat gjetëm gjuhën e përbashkët dhe do të kemi një prononcim nga Ministria e Financave së shpejti.
Ndërkohë që për Ligjin e Sponsorizimit që është dhe "thembra e Akilit" e gjithë kësaj situate, debatuam duke propozuar dhe gjetur atë që do të jetë më e mirë. Ditën e premte do të kemi një përgjigje përfundimtare për një zgjidhje e cila do të pranohet edhe nga komuniteti i sportit dhe futbollit për të filluar një epokë të re. Futbolli do të fillojë mbasi ne të kemi një përgjigje e cila do të kënaqë kërkesat tona.
Nuk mund të them që do të fillojë këtë javë apo javën tjetër. Nuk morëm asnjë propozim nga ministrja, vetëm diskutim.Nuk ka një varjant të miratuar. Në tavolinë janë 2 varjante, ai ekzistues dhe ai i propozuar nga ne. Ekspertët bashkë me ministren po diskutojnë që cili nga varjantet kënaq ekzigjencat tona. Ne këmbëngulim te varjanti ynë. Do të presim deri ditën e premte për të marrë një përgjigje. Akoma nuk ka dakortësi.
Nuk është e thjeshtë, negociatat zgjatin. Ministria do t'ia propozojë kryeministrit variantet. Përgjigjen përfundimtare e presim nga kryeministri. Varjanti që ka kërkuar Liga ka brenda elasticitetin për t'u diskutuar. Nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit. Bojkoti vazhdon deri në përgjigjen përfundimtare që do të kënaqi kërkesat tona."
