Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Takim kokë më kokë me drejtorin sportiv, Sindrit GURI pranë zyrtarizimit si lojtar i Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani dëshiron Sindrit Gurin. Ashtu siç njoftonte Newsport.al në muajin qershor, tashmë gjithçka pritet të bëhet zyrtare. Sot, Elton Marini ka takuar sërish sulmuesin shkodran. Është inforsport.mk që ka publikuar një foto, ku shihet drejtori i Partizanit me lojtarin e Shkëndijës së Tetovës. Palët kishin arritur akordin paraprak para Kupave të Europës.

Sot, ata kanë biseduar për detajet, ndërsa në ditët në vijim pritet mbërritja e tij në Shqipëri. Duhet thënë që vetëm një kualifikim i mundshëm i Shkëndijës së Tetovës në grupet e Conference League mund të ndryshonte mendjen e shtatlartit. Megjithatë me shumë gjasë, Guri është afrimi i radhës dhe me shumë mundësi i fundit për Partizanin në këtë merkato vere.  

Ai ka shkëlqyer në Europë me Shkëndijën e Tetovës duke realizuar edhe 2 gola në 4 ndeshje. Ndërsa në kampionati arriti të shënonte 10 gola në 24 sfida të luajtura. Ardhja në Shqipëri do të ishte rikthim për Gurin pasi ka provuar fanelën e Kukësit dhe të Vllaznisë.

Takimi mes Gurit dhe Marinit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga