Lutfi Dalipi
Mesfushori me tipare ofensive Lutfi Dalipi, po bën “zhurmë” në ligën e dytë të Zvicrës me FC Wil 1900, ndërsa së fundmi ka shënuar edhe gol. 19-vjeçari bën pjesë te Zvicra U-20, ndërsa ka pak kohë nga debutimi me helvetëve.
Kartonin e Dalipit i takon gjigantëve të Young Boys në Superligën e Zvicrës, ndërsa ai ka ende të drejtë të ndërruar kombëtare. Protagonisti në fjalë e ka babain nga Shqipëria, kurse nënën prej Portugalisë.
Nëse Shqipëria bind Lutfi Dalipin, do të rezultonte “hakmarrje” për rastin e Bajramit, që “braktisi” kuqezinjtë për helvetët para disa muajësh.
Paraqitja fantastike e Lutfi Dalipi me FC Wil 1900
Poll
