Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ta mbyllim që në ndeshjen e parë”

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri i Kukësit, Hasan Lika, ka folur për “newsport.al” në prag të takimit të parë të raundit të parë të Europa League, ku skuadra e tij do të ndeshet me malazezët e Rudarit. Skuadër që nuk duhet nënvlerësuar sipas teknikut kryeqytetas që ka marrë në dorë fatet e verilindorëve. I kontaktuar përpara ndeshjes së nesërme, trajneri Lika tregon që e ka ndjekur nga afër ekipin malazez dhe se është i gatshëm të marrë maksimumin nga kjo ndeshje.

[caption id="attachment_11091" align="alignleft" width="169"]Presidenti Safet Gjici dhe trajneri Hasan Lika Presidenti Safet Gjici dhe trajneri Hasan Lika[/caption]

“Kjo është një ndeshje që ne jemi përgatitur prej kohësh. Shpresoj që të marrim rezultat pozitiv në ndeshjen e parë që të jemi më të qetë”.

“E kemi vëzhguar Rudarin dhe nga afër dhe nëpërmjet DVD-ve. Është skuadër e fortë. Ne e vlerësojmë përderisa është këtu. Por, nuk ka vend për frikë, jemi përgatitur që ta përballojmë me sukses këtë kundërshtar”, u shpreh trajneri.

I pyetur për ndryshimet në organikë, ai u përgjigj: “Gradualisht lojtarët e ardhur e kanë gjetur mirë veten te Kukësi. Dikush erdhi në përgatitore e dikush këtu në Tiranë, por po adaptohen shpejtë me pjesën tjetër të grupit. Në ditët që kemi pasur në dispozicion, kam pasur lojtarët më të vlefshëm, ndaj jam i bindur se do t’ia dalim. Kemi bazën e skuadrës së vjetme, e cila është dhe më kryesorja në këto ndeshje”.

“Motivimi është ai që është gjithmonë i pranishëm te Kukësi. Vazhdojmë ta ruajmë edhe për sezonin e ardhshëm. Normalisht, ne në çdo ndeshje luajmë vetëm për fitore”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga