Sy e veshë nga kampionët e Italisë, RTSH ua sjell sonte në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Një nga ndeshjet më të rëndësishme të mbëmjes së sotme në Champions League është përballja mes Milan dhe Salzburg, takim i cili do të nisë që nga ora 21:00 dhe gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë e përqendruar në “San Siro”.
Kjo përballje do të vijë për të gjithë tifozët shqiptarë nëpërmjet ekranit të RTSH, duke e sjellë në shtëpinë e të gjithëve kampionët e Italisë.
kuqezinjtë e Stefano Piolit do të kërkojnë kualifikimin për më tej në Champions League, teksa dhe një barazim do t'i sigurionte vendin e dytë në grupin B, pasi Chelsea ka "blinduar" vendin e parë.