Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sy e veshë nga “Arena e Demave”, Superiorja ngre siparin e javës së 12-të

Shkruar nga NEWSPORT
Sy e veshë nga “Arena e Demave”, Superiorja ngre siparin e

“Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin e javës së 12-të këtë të shtunë. Erzeni dhe Egnatia do të përplasin ‘brirët’ në stadiumin “Arena e Demave”. Një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante, e cila starton nga ora 17:00.

Për Egnatian 3 pikëshi shihet si obligim duke pasur parasysh  që ndan vendin e parë me Partizanin dhe janë me pikë të barabarta. Por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Kështu që të besuarit e Edlir Tetovës do të kërkojnë fitoren përballë një Erzeni që di të surprizojë dhe jo më kot është vetëm 4 pikë larg “Final Four”.

Shijakasit renditen në vendin e 6-të me 13 pikë të grumbulluara. Jo pak për një ekip që në fillim të sezonit shihej si një nga pretendentët për të rënë nga kategoria. Por me kalimin e javëve kanë marrë rezultate pozitive duke surprizuar këdo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga