
Është njoftuar se do të nisin punimet për rikonstruksionin e stadiumit të Peshkopisë, duke lënë pas vuajtjet e Korabit për gjetjen e një vendi tjetër për zhvillimin e takimeve pas pushimeve.
Deri më tani, ekipi i Korabit ka luajtur ndeshjet e tjera jashtë qytetit, për shkak të kushteve jo të mira të stadiumit vendas, por duke filluar nga 2017-ta, klubi do të ketë në dispozicion stadiumin e tij.
Punimet thuhet se do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 25 ditë, për të qenë i gatshëm për fazën e radhës. Ky lajm ka gëzuar pa masë drejtuesit e klubit, por edhe lojtarët, të cilët nuk do duhet të jenë më në kërkim të një stadiumi, gjë e cila lehtëson punën dhe për trajnerin Gerd Haxhiu.
Poll