Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Vllaznisë, duke ecur e qetë drejt objektivit për titullin kampion në këtë sezon.
Shkodranët ia dolën të merrnin tri pikë të çmuara në përballjen që mund të rezultojë deçizive për fatet e skuadrës së Edi Martinit në këtë fazë të mbetur.
Pas këtij suksesi, një reagim ka ardhur dhe nga Lirim Kastrati, një prej figurave kryesore te formacioni startues i Vllaznisë, i cili mungoi për shkak të dëmtimit, e që për të ekziston një shpresë minimale për t'u kthyer pa përfunduar sezoni.
Në Instagram, sulmuesi tregon dashurinë e tij për klubit duke vendosur dy zemrat kuqeblu në postimin e bërë publik nga klubi pas fitores në "Arena e Demave", ku shihen djemtë duke festuar në dhomat e zhveshjes.
