Surprizë nga RTSH, ndeshja e sotme e futbollit shqiptar falas në shtëpinë tuaj
Shkruar nga NEWSPORT
Një nga ndeshjet më interesante të kësaj javë është ajo mes Dinamos dhe Turbinës në Kategorinë e Parë. Dinamovitët duhet të reagojnë pas dy ndeshjeve pa fitore kundër dy rivalëve direkt si Flamurtari dhe Korabi.
RTSH Sport ka përzgjedhur pikërisht këtë ndeshje për të trasnmetuar live dhe falas për publikun shqiptar që në orën 13:00 ka mundësinë të ndjekë nga rehatia e shtëpisë këtë ndeshje.
Dinamo mban vendin e dytë me 15 pikë, 2 më pak se Flamurtari ndërsa Turbina është në fundin e renditjes me vetëm 5 pikë në këto nëntë javë kampionat.