
Luzi është një nga surprizat më të bukura në Kategorinë e Parë këtë sezon. Skuadra bëri debutimin në këtë kategori këtë sezon, ndërsa dukshëm ka hedhur kanditaturën për të qenë në vendet e para në Kategorinë e Parë, duke mos e llogaritur fare mbijetesën.
Miqësoret e fundit që Luzi ka zhvilluar e kanë dëshmuar diçka të tillë, pasi është përballur denjësisht me ekipet më me emër të “Abissnet Superiore”, takime këto që i kanë bërë luzitanët të fitojnë përvojë.
Luzi është përballur ndaj Kukësit, teksa është mposhtur minimalisht 1-2. Po ashtu humbje mori edhe ndaj Egnatias me shifrat 4-2, por ajo që tregon forcën e luzitanëve është se lojtarët ia kanë dalkë shumë mirë të gjejnë rrjetën e ekipeve të “Abissnet Superiore” duke treguar kështu se mund të surprizojnë edhe ndaj ekipe më të mëdha në letër.