Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

RRËQETHËSE/ Bashkëshortja e të ndjerit Diogo Jota zbulon mesazhet e fundit me ish-lojtarin e Liverpool para aksidentit tragjik

Shkruar nga NEWSPORT
RRËQETHËSE/ Bashkëshortja e të ndjerit Diogo Jota zbulon
I ndjeri Diogo Jota, pamjet nga aksidenti dhe fotoja e martesës me bashkëshorten

Saktësisht 10 muaj më parë, Diogo Jota do të humbiste jetën tragjikisht së bashku me vëllain e tij Andre Silva, në një aksident automobilistik në Zamorra të Spanjës. 

E gjithë bota e futbollit u trondit, ndërsa klubet më në zë të Europës iu gjendën pranë Liverpool dhe familjes së të ndjerit me mesazhe ngushëlluese, në një ceremoni që zgjati për javë të tëra, në nderim të kujtimit të 28-vjeçarit. 

Së fundmi, bashkëshortja e Jotës, Rute Cardoso ka rrëqethur me veprimin e saj të fundit, ku ka ndarë dhe një pjesë të bisedës me të përpara se makina e tij të humbte ekuilibrin dhe të shkrumbohej. 

Është vetë prezantuesja e një televizioni portugez, Isabel Figueira, e cila ndau narrativën e shpjeguar nga Cardoso e cila tregonte mesazhet që ia kishte nisur bashkëshortit të saj, të cilat nuk u panë kurrë nga ky i fundit.

"Çfarë më shokon më shumë është mënyra se si Rute tregon mesazhet që ia nisi Diogos, por ai nuk mundi t'i merrte dot. Në ato mesazhe ishin dërguar video nga ceremonia martesore dhe ku ajo shprehej e lumtur: Zemër, kur të ndalësh, më telefono pasi kam diçka për të treguar", ishte deklarata e Figueiras. 

Pas vdekjes së Jotas, Rute u zhvendos në Gondomar, pranë Portos së bashku me fëmijët e saj.

 

Poll

Lexo gjithashtu