Vora pret Teutën në stadiumi “Vora” për ndeshjen përmbyllëse të javës së 30-të në Abissnet Superiore.
Ndeshja e përcaktuar për t’u luajtur në orën 15:00, sjell dy skuadra të cilat nuk kanë shfaqur një rendiment të qëndrueshëm, duke ndërlikuar në njëfarë mënyre dhe objektivat që kanë në këtë fazë të mbetur të kamionatit.
“Djemtë” e Arjan Bellait, të favorizuar dhe nga ndalesat e rivalëve si Tirana dhe Bylis, ka shansin e artë të ngjitet në vendin e 8-të duke iu larguar zonës së ftohtë ku ndodhet. Vetëm një pikë në 5 javët e fundit janë një arsye e fortë që vorakët të kërkojnë me ngulm “kthimin në shina” për të siguruar së paku qëndrimin edhe për një tjetër sezon në Superiore.
Në anën tjetër, edhe durrsakët do kërkojnë t’i marrin maksimumin kësaj sfidave pas gara për vendin e katërt është ende e hapur dhe distanca me Partizanin (6 pikë) mund të shkurtohet në rast të një tri pikëshi në ndeshjen e sotme.
Fitorja e Dinamos në kryeqytet me Elbasanin dhe ndalesa e Partizanit në shtëpi ndaj Vllaznisë, bëhen “sebep” që nëndetësja blu të shkojë akoma më e motivuar për t’i rritur presionin rivalëve, me shpresën se vendi i katërt mund të quhet ende "vakant" kur kanë mbetur dhe 8 javë për t'u luajtur.
