Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Suprizë në kampin verilindor para ndeshjes me Laçin, "numri 1" i klubi mban premtimin dhe "hap thesin"

Shkruar nga NEWSPORT
Suprizë në kampin verilindor para ndeshjes me Laçin,

Në Kukës duket se është rikthyer atmosfera pozitive pas rezultateve pozitive të arritura javët e fundit në kampionat. Mësohet se, para ndeshjes që Kukësi zhvilloi në Vlorë ndaj Flamurtarit, lojtarët e ekipit verilindor kanë marrë një pretim nga presidenti i klubit, Safet Gjici.

"Numri 1" i klubit verilindor iu ka premtuar të tijve se do shpërblehen me premio të majme nëse korrin sukses në Vlorë dhe ashtu ndodhi.

Kukësi mundi të marrë tre pikë të arta në transfertën që  zhvilloi pak ditë më parë në Vlorë, ku kampionët fituan me rezultatin 2-1 pa shumë vështirësi. Ajo që pritetë të ndodhë është mbajtja e fjalës nga ana e presidentit dhe shpërndarja e premios, që ende nuk dihet se  sa do të jetë, por që pretendohet të jetë diçka më shumë se herët e tjera. Kjo gjë pritet të ndodhë para datës 4 prill, ditë në  të cilën Kukësi do pëballet me Laçin për ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga