Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Supersfida në "Zeqir Ymeri", të dyja skuadrat zbresin në fushë të "arnuara"

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida në "Zeqir Ymeri", të dyja skuadrat zbresin

Sot, Kukësi do presë në "Zeqir Ymeri" Skënderbeun në orën 14:00, për të luajtur takimin e javës së 22-të të kampionatit. Kur pritet që përballja mes dy ekipeve të jetë e fortë, problem mbeten mungesat në të dyja kampet.

Në Kukës e sigurt është mungesa e Albi Allës, ndërsa Ylli Shameti ende është në dyshim. Në kampin korçar gjendja paraqitet pak më e rëndë. Mungesë e sigurt do të jetë ajo e portierit Orges Shehi i cili dje ka pësuar një dëmtim dhe nuk pritet të rrezikohet sot.

Nga minuta e parë do të jetë Aldo Teqja. Bajram Jashanica dhe Afrim Taku do mungojnë sërish për një kohë të gjatë. Sabjen Lilaj vazhdon të jetë i bllokuar nga viroza gripale. Marko Radas ka plotësuar numrin e kartonave. Në dilemë është dhe Tefik Osmani, për të cilin do vendoset pak para se skuadrat të zbresin në fushën e blertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga