Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Supersfida Bylis-Flamurtari dhe 3 ndeshje të tjera, Kategoria e Parë ngre siparin e javës së 13-të

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida Bylis-Flamurtari dhe 3 ndeshje të tjera, Kategoria e Parë

Kategoria e Parë do të ngrejë siparin e javës së 13-të ditën e sotme. Do të zhvillohen katër sfida mjaft interesante, të cilat do të startojnë në orën 13:30.

Supersfida e kësaj javë është ajo mes Bylisit dhe Flamurtarit. Ballshiotët do të kërkojnë fitoren që të “blindojnë” vendin e parë, ndërsa vlonjatët janë në kërkim të 3 pikëshit për t’i ushtruar presion kryesuesëve. Luzi, i cili ndodhet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 5 pikë, do të presë në shtëpi Tomorin e vendit të parafundit. Një ndeshje ku do të luhen fatet e mbijetesës dhe qëllimit për tu larguar nga zona e ftohtë.

Në krahun tjetër Kastrioti dhe Burreli do të luftojnë për 3 pikët në stadiumin “Redi Maloku”, për tu afruar sa më shumë me gjashtëshen e parë.

Ndeshja tjetër është ajo mes Apolonisë dhe Korabit. Fierakët ndodhen vetëm 5 pikë larg vendit të parë dhe fitorja do tu hynte shumë në punë. Ndërsa dibranët që ndodhen në vendin e gjashte me 15 pikë, do të kërkojnë 3 pikëshin për t’u afruar sa më shumë me vendet e para.

NDESHJET E JAVËS SË 13-TË TË KATEGORISË SË PARË:

BYLIS – FLAMURTARI

LUZI – TOMORI

KASTRIOTI – BURRELI

APOLONIA - KORABI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga