
Izair Emini kërkon që çështja e titullit kampion të mbyllet që në sfidën e radhës kundër Skënderbeut.
Sulmuesi i Kukësit pranon se edhe një barazim do të ishte pozitiv, ndonëse sipas tij, verilindorët do të kërkojnë tri pikët kundër korçarëve.
"Edhe barazimi nuk do të ishte keq. Por, ne do të tentojmë me çdo kusht fitoren.
Duam të jemi të qetë në sfidën e fundit kundër Luftëtarit dhe ta mbyllim çështjen e titullit kampion që në takimin kundër Skënderbeut.
Shpresoj shumë që të shënoj, ndonëse kjo nuk është primare. Rëndësi ka që të fitojmë ndaj Skënderbeut dhe të ngremë trofeun e Superligës", është shprehur Izair Emini për mediat.
Poll