Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Spikat supersfida Dinamo – Egnatia, java e 16-të "makth" për Tiranën dhe Flamurtarin (AXHENDA E SUPERIORES)

Shkruar nga NEWSPORT
Spikat supersfida Dinamo – Egnatia, java e 16-të "makth"
Superiore

Java e 16-të e “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë të shtunë dhe të diel.

Të shtunën në orën 16:30, Vora do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë në stadiumin “Arena e Demave” përballë Partizanit.

Teuta do të presë në shtëpi Tiranën e vendit të fundit, me takimin që do të luhet në ora 19:30.

Sakaq, të dielën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi” në ora 16:30, ndërsa në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të, Dinamo City luan kundër Egnatias në ora 19:00 në “Air Albania”.

Java 16

FK Vora – AF Elbasani, 13.12.2025 16:30

Partizani – Flamurtari, 13.12.2025, ora 16:30

Teuta – Tirana, 13.12.2025, ora 19:30

Vllaznia – Bylis, 14.12.2025, ora 16:30

Dinamo City – Egnatia, 14.12.2025, ora 19:00

Poll

Lexo gjithashtu