Vllaznia
Vllaznia pret të dielën në “shtëpi” Bylisin, sfidë kjo e cila është e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Për ndeshjen e cila do të luhet në orën 16:30, në stadiumin “Loro Boriçi”, ekipi shkodran ka nxjerrë në shitje dhe biletat.
Kështu në tribunën C, në të cilën do të jenë “ultrasit”, çmimi i biletës i cili është dhe më i liri, kushton 200 lekë. Ndërsa në tribunën E, ku do të jenë miqtë një biletë kushton 500 lekë.
400 lekë do të kushtojë një biletë për në tribunë D. Sa i takon 2 tribunave A dhe B, bileta ka një çmim prej 1000 lekësh.
Më e kushtueshmja është bileta e tribunës Vip, më një çmim prej 1,500 lekësh.
Poll
