Ardian Nuhiu
Teuta dhe Tirana do të përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 19:30.
Ndërkohë që i papritur ka qenë vendimi i klubit kryeqytetas për trajnerin Ardian Nuhiu. Ky i fundit s’do të dalë në konferencën para mediave, ashtu siç bëhet çdo javë para ndeshjes.
Kujtojmë se Tirana është në një gjendje aspak të mirë, pasi renditet e fundit me 7 pikë dhe humbi dy derbe radhazi. Dinamo i mposhti 6-2, ndërsa Partizani me shifrat 2-0.
Poll

