Oltijon Kërnaja ka marrë një lajm shumë të keq para një sfidë shumë të rëndësishme, siç është dueli me Flamurtarin. Kjo lidhet me dëmtimin e një prej talenteve të skuadrës, Arafat Doumbi.
21-vjeçari u dëmtua në derbin ndaj Tiranës dhe tashmë pas vizitave mjekësore është mësuar se futbollisti ka mbyllur këtë vit kalendarik dhe do të mungojë jo vetëm ndaj Flamurtarit, por edhe në dy duelet e tjera të ardhshme që janë në program për t’u zhvilluar në këtë muaj.
Rikthimi i tij kështu pritet të jetë në rifillimin e kampionatin në janar të vitit 2026. Padiksutim që kjo do të jetë një mungesë e madhe për Kërnajën dhe stafin e tij, të cilët në duelet kundër Flamurtarit, Egnatias dhe Dinamos.
Ndërkohë dueli me Flamurtarin do të luhet ditën e shtunë, në “Arenën e Demave”, ora 16:30. Përballje e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit, teksa kujtomë se aktualisht “Demat” renditen në vendin e 6-të me 20 pikë.
