Ylli Gashi
Talenti me origjinë shqiptar Ylli Gashi po dëshmon pas çdo ndeshje se ka një të ardhme te ndritur te Bayern Munich. Aktualisht, sulmuesi 17-vjeçar bën pjesë në Bayern U-19, teksa grumbullon 15 ndeshje në këtë sezon mes kampionatit dhe UEFA Youth League.
Në këtë segment takimesh, Gashi e ka gjetur rrugën e rrjetës te bavarezët në 6 raste, e shoqëruar me 2 asiste. Goli i radhës për Ylli Gashin erdhi ndaj Sporting Lisbon në UEFA Youth League, e përfunduar 3 – 3.
Ai e gjeti golin që në minutën e 7, i ardhur nga penalltia. Gashi bën pjesë te Gjermani U-18, ndërsa ka të drejtë të përfaqësojë “Pancerat”, Kosovën dhe Shqipërinë për shkak të origjinës.
Poll
