Teuta
Teuta do e gej veten nesër në një duel me Tiranën, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 19:30. Sfidë e cila është e vlefshmë për javën e 16-të të Superiores.
Për ndeshjen që i pret, ekipi i Enkeleid Dobit i është përkushtuar 100% formës së lojtarëve dhe seancave stërvitore. Kuptuar kjo edhe nga postimi i bërë në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, ku shihen lojtarët duke u përgatitur për nesër.
Sa i takon përballjes nesër, Teuta do të duhet të bëjë më të mirën që 2 barazimet e fundit të shndërrohen në një fitore. Ndërsa Tirana e Ardian Nuhiut duhet me patjetër të nxjerrë veten nga kriza e “frikshme” e humbjeve.
Poll
