Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vora – Elbasani luhet në “Elbasan Arena”, verdheblutë nxjerrin në shitje biletat e sfidës

Shkruar nga NEWSPORT
Vora – Elbasani luhet në “Elbasan Arena”,
Elbasani - Vora

Elbasani do të përballet me Vorën në kudër të javës së 16-të të Superiores. Sfidë kjo e parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Elbasan Arena”.

Verdheblutë si kryesues të kampionatit do të tentojnë një tjetër fitore në shtëpi për të “blinduar” vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Pikërisht për duelin me Vorën, klubi ka nxjerrë në shitje biletat.

Madje kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Kështu bileta me çmimin më të ulët është 200 lekë për në tribunën C, ndërsa për në tribunat tjera çmimet variojnë nga 500 lekë deri në 2000 lekë.

“Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes ndaj Vorës. Mund ti tërhiqni në "Elbasani Fan Shop", shkruhet në njoftimin e klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

  

Poll

Lexo gjithashtu