Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ardian Nuhiu nuk bind më te Tirana, në "horizont" emri i ish-trajnerit të Kombëtares dhe Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ardian Nuhiu nuk bind më te Tirana, në "horizont" emri i
Ardian Nuhiu

“Zbarkimi” i trajnerit Ardian Nuhiu te Tirana nuk ka dhënë asnjë efekt. Janë 6 ndeshje që 47-vjeçari ka marrë drejtimin e kryeqytetasve dhe ende nuk e ka “shijuar” fitoren e parë, e përkthyer me bilancin 5 humbje dhe 1 barazim.

Gazetari sportiv Ervin Baku në një emisionin e tij “Okul Sport” ka zbuluar edhe kandidatin e mundshëm që mund të zëvendësojë Nuhiun te “rekordmenët” e Shqipërisë, fjala është për Shpëtim Duron.

Vetëm para pak javësh, Duro mbylli aventurën jo pozitive te Besa e Kavajës, ndërsa tashmë është opsion i lirë. Fakti që në të shkuarën ai ka drejtuar Partizanin, do të merrte kornizën e “tradhtisë” për tifozët e “Demave të Kuq”.

Shpëtim Duro gëzon arritjen më të madhe në futbollin shqiptar, titullin kampion me Skënderbeun, sezoni 2010-2011 dhe Kupën e Shqipërisë te Besa e Kavajës 2009-2010. Në periudhën 2006-2007, protagonisti në fjalë ka drejtuar Shqipëinë U-19.

Poll

Lexo gjithashtu