Sulmuesi shqiptar i Kosovës Florent Hasani po përjeton formën më të mirë në karrierë. Ish-anësori i Tiranës në periudhën 2022-2024 është kthyer në “uragan” te ekipi i Boluspor.
Në ndeshjen ndaj Adana Demirspor, e vlefshme për Ligën e Parë të Turqisë, Hasani ka shënuar 3 gola dhe ka asistur një tjetër. Shqiptari 28-vjeçar e ka gjetur rrugën e rrjetës respektivisht në minutat 21, 34’ dhe 76’, ndërsa ka shërbyer me asist në të 59 minutë.
Ndeshja u mbyll me shifrat finale 6 – 1 për Boluspor. Në ligën e dytë për nga rëndësia në Turqi, Florent Hasani e ka golin e 13 në 16 ndeshje për këtë sezon. Pas 17 javësh kampionat, Boluspor mban vendin e 7-të me 26 pikë, zona “play-off” për ngjitjen në Superligën turke.
Golat e Florent Hasanit ndaj Adana Demirspor
