
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me përdorimin e imazhit të tij nga FIFPro, kompania e video-lojërave elektronike që merret edhe me futbollin.
Ibra nuk e ka përtypur dot faktin se imazhi I tij është përdorur pa pyetur nga gjigantët e elektronikës EA Sport, duke kërkuar shpjegime dhe hetim për këtë rast.
"Kush i dha leje "FIFA EA Sports" për të përdorur emrin dhe fytyrën time? Unë nuk jam i vetëdijshëm për të qenë një anëtar i "FIFpro" dhe nëse jam, unë u vendosa atje pa ndonjë marrëveshje të vërtetë përmes një manovre të çuditshme.
Unë sigurisht që kurrë nuk i kam dhënë leje "FIFAcom" ose "Fifpro" për të bërë para në kurriz tim. Dikush po bën fitime me emrin tim dhe fytyrën time pa ndonjë marrëveshje për të gjitha këto vite. Është koha për t'u hetuar", thotë Ibra.