Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tek Chelsea “e bëjnë rrugë” me deklaratat për Realin, pas kapitenit i vjen radha yllit “145 milionësh”: Në futboll s’i dihet kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
Tek Chelsea “e bëjnë rrugë” me deklaratat për
Moise Caicedo dhe Enzo Fernandez

Chelsea po përballet me një situatë të pazakontë në ditët e fundit. Pas deklaratave të Enzo Fernandez i cili shkaktoi "tërmet" për faktin se vuri në dyshim qëndrimin e tij në Londër, duke i hapur rrugën një kalimi tek Reali i Madridit, një tjetër futbollist "po ngacmon" nervat e drejtuesve të klubit anglez.

Është fjala për Moise Caicedon, lojtari për të cilin presidenti derdhi në arkat e Brighton plot 145 milionë euro. 24-vjeçari është shprehur se në futboll kartat janë të hapura për vlerësime, por zgjodhi të mos flasë më shumë për të shmangur tensione të tjera që mund të rrjedhin prag sfidave të radhës në kupë dhe kampionat.

"Momentalisht jam nën kontratë me Chelsean. S'e kam menduar kurrë, ç'është e vërteta për një klub tjetër ose për të ikur nga Londra, por në fund të fundit, futbollit s'i dihet kurrë se çfarë ofron", është shprehur Caicedo. 

Së fundmi, trajneri Rosenior pezulloi kapitenin Fernandez nga skuadra me motivin se deklaratat e tij kaluan vijën e kuqe, por pas vendimit të tij doli agjenti i argjentinasit duke i dalë këtij të fundit në mbrojtje. 

Poll

Lexo gjithashtu