Vendimet e arbitrit rumun Istvan Kovacs në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid (0 – 2) janë në qendër të diskutimeve në mediat Evropiane e më gjerë. Përjashtimi i mbrojtësit Cubarsi me karton të kuq në minutën e 44-të, ndikoi drejtpërdrejtë në mbarëvjatjen e ndeshjes, pasi rezultoi kthesa në humbjen e Barçës me shifrat 0 – 2.
Sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, klubi i Barcelonës po mendon seriozisht ta dërgojë në apelim te UEFA, vendimet e arbitrimit për sfidën me Atleticon në Champions.
Drejtuesit e katalanasve nuk janë aspakt të kënaqur se si është gjykuar kjo sfidë. Më tej, Romano thekson se “padrejtësia” nuk ka të bëjë vetëm me kartonin e kuq të Cubarsit, por edhe në episode të tjera që kanë ndikuar në “fatet” e ndeshjes.
