Skuadra e Trabzonspor ka marrë fitore të bujshme kundër Galatasaray në derbin e Turqisë, e mbyllur 2 – 1. Edhe nuk janë skuadra nga i njëjti qytet, rivaliteti i tyre ka bërë që të vlerësohet derbi në Turqi.
Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, nuk ishte në fushë, as në stolin rezervë, për shkak të problemeve fizike. Golin e parë të kësaj ndeshje e shënoi i “zakonshmi” Onuachu, minuta e 4-të.
Në minutat e para të pjesës së dytë, Galatasaray shfrytëzoi “përgjumjen” e vendasve dhe barazoi shifrat me Singo (48’). Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga Fatih Tekke, nuk e humbi “fillin”.
Nwaiwu finalizoi golin e fitores për të tijët në minutën e 62-të. Trabzonspor kishte 4 vite radhazi që nuk fitonte karshi Galatasaray në të gjithë kompeticionet, e përkthyer me 9 sfidash radhazi.
Tashmë, diferenca mes ekipeve është vetëm 1 pikë, çka do të thotë se gara do të jetë e hapur deri në fund. Në lojë janë edhe 6 ndeshje, 18 pikë të mundshme.
