Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SPECIALE/ Fisnik Asllani, efekti domino që sjell te Barcelona dhe Kosova nëse zbarkon në "Camp Nou"

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Fisnik Asllani, efekti domino që sjell te Barcelona dhe Kosova
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani pritet të jetë një nga emrat që do të dëgjohen më së shumti në merkaton e ardhshme të verës, kjo pasi sulmuesi është nën vëzhgim nga gjigantët e Europës, të cilët do të përgatiten për të hedhur në tavolinë ofertat e tyre.

Barcelona dhe Bayern Munich janë shfaqur si kandidatët potencial për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit që po shpërthen me skuadrën e tij Hoffenheim. Goli i fundit në kampionat në humbjen me Mainz, tregoi edhe njëherë tjetër përse këto dy emrat më të mëdhenj të globit i janë qepur pas për ta bërë të tyrin, sapo kampionatet respektive të përfundojnë.

Megjithatë, ndryshen nga gjermanët të cilët shihen më të rezervuar në këtë fazë për të treguar një interes më të madh se çfarë kanë shfaqur, në Spanjë janë rritur përqindjet mbi një kalim të mundshëm të lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës drejt "Spotify Camp Nou". 

Më poshtë, Newsport ka analizuar të gjithë këtë mundësi të artë merkatoje, që do të shkaktonte një efekt të trefishtë dominoje në nivel sportiv dhe komercial për Barcelonën dhe veçanërisht Kosovën, nëse kjo marrëveshje do të finalizohej.

-          Barcelona është e etur për të marrë një 9-sh të ri në verë. Plani A i drejtuesve të klubit mbetet Julian Alvarez i Atletico Madrid, por kostoja e lartë shikohet si e vetmja pengesë për t'u kapërcyer. Asllani është pistë që "fiton" pëlqimin e Decos dhe Hansi Flick dhe kartoni i tij mund të quhet praktikisht i arritshëm.

-          Kontrata e Lewandowskit është një çështje tjetër te katalunasit. Në klub janë të bindur se polaku mund të qëndrojë edhe për të paktën një sezon, por këtë herë për të mbetur një rezervë "luksi" për trajnerin Flick, pasi qëllimi është gjetja e një lojtari të ri, me perspektivë dhe që i garanton vitet e së ardhmes. Kalimi i sulmuesit të Hoffenheim do të bënte që Ferran Torres të lironte "vendin". 

-          Një trampolinë e shkëlqyer për vetë futbollistin. Transferimi në Spanjë tek një gjigant si Barcelona do të ishte një kapërcim spektakolar në karrierën e Asllanit i cili do të merrte përsipër një përgjegjësi akoma dhe më të madhe si dhe shansin për t'u kthyer në më të mirin e globit. 

-          Prezantim në impiantin e rinovuar “Spotify Camp Nou”. Në sezonin e ardhshëm, Barcelona pritet të mbyllë dhe pjesët e prapambetura të punimeve, përpara se kapaciteti të jetë i plotë për tifozët. Për Asllanin do të ishte një privilegj i madh, pasi do të ndiqej nga 105,000 spektatorë.

-          Nëse "fiton" Barcelona, "fiton" dhe Kosova. Një lojtar që mund të veshë këtë fanellë, do të ishte një reklamë e veçantë për Përfaqësuesen dardane që do të "nderohej" nga dy futbollistë në kampionatin spanjoll, pasi aty luan dhe Vedat Muriqi me Mallorcan. Mirëpo, me Asllanin ndryshon kronologjia, pasi Barcelona luan në Champions League, në nivele më të mëdha  europiane. 

Poll

Lexo gjithashtu