Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sulmi ndaj Alban Xhaferit dhe takimi me Sindrit Gurin, drejtori i Partizanit: Mos bëj si bëj unë, por bëj si them unë...

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi ndaj Alban Xhaferit dhe takimi me Sindrit Gurin, drejtori i Partizanit:

"Pasi ndoqa deklaratën e presidentit të Vllaznisë në lidhje me Markun, mund të them se ka bërë një gabim teknik. Nuk mund të thuash kemi biseduar me Markun, pasi ka kontaktuar një lojtar nën kontratë. Kjo është e gjitha”, kështu shprehej drejtori i Partizanit, Elton Marini para se mesfushori shkodran të transferohej te Vllaznia. Koha i dha të drejtë presidentit Alban Xhaferi pasi fakt është që Herald Marku është aktualisht lojtar kuqeblu.

Megjithatë kjo deklaratë duket se është harruar nga drejtori i kuq duke përsëritur vetë të njëjtin "gabim". Para 3 ditësh, ai u shfaq në një restorant me sulmuesin Sindrit Guri. Shkodrani është përfolur prej kohës për t'iu bashkuar Partizanit, por kontrata e tij me Shkëndijën e Tetovës është deri në fund të Kupave të Europës. Më tej ekziston aktivizimi i opsionit të rinovimit nëse kuqezinjtë do të dëshirojnë.

Por, edhe pse këto fakte nuk mund të zhbëhen, Marini kreu gabimin të cilin ai e ka quajtur teknik duke kontaktuar një futbollist në kontratë. Nëse justifikohet me faktin se ka qenë menaxher i lojtarit, i përket një kohë të shkuar pasi UEFA nuk lejon kategorikisht të jesh agjent dhe drejtor njëkohësisht.Natyrshëm lind pyetja: Pse ky veprim i drejtorit të Partizanit? Ndoshta në këtë rast zë vend shprehja: "Mos bëj si bëj unë, por bëj si them unë". Eh, pak e vështirë për presidentin Xhaferi pasi po investon shifra të frikshme për ngritjen e Vllaznisë në majën e futbollit shqiptar. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga