
Federata Shqiptare e Futbollit emëroi ditën e djeshme zyrtarisht Sylvinhon si trajner të Kombëtares Shqiptare. Braziliani, ish-asistent i Tites me “Seleccao”, ka zgjedhur përkrahë tij edhe dy asistentët, Dorival Guidoni dhe Pablo Zabaleta. Ky i fundit është bërë menjëherë një lajm më vete.
Argjentinasi, ish-kampion në Premier League me Manchester City, është raportuar edhe në mediat e vendit të tij por edhe në media kryesore të Europës. Fokusi kryesor është Kupa e Botës por si duket, Shqipëria “vjedh” pak nga dritat e famës së “Albicelestëve”.
Lajmi ka marrë jehonën gjerësisht në mediat më të njohura si “LANCE”, “Globoesporte”, “ESPN” apo “UOL”. Kjo i shërben vetëm për mirë Kombëtares Shqiptare e cila sheh imazhin e saj të bëhet pjesë e audiencave më të mëdha të futbollit në botë.
[gallery ids="674339,674340,674341"]