Ka përfunduar sfida mes FC Malishevës dhe FC Ballkanit. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar me rezultatin 2-4. Ndeshja e luajtur në fushën e Malishevës ishte e vlefshme për javën e 19-të në Superligën kosovare.
Ballkani e siguroi fitoren që në pjesën e parë pasi ajo u mbyll 0-3. Albion Rrahmani i shënoi të trë golat në “marshin” e parë të lojës, duke “hipotetikuar” fitoren. Në pjesën e dytë Ilir Mustafa ngushtoi rezultatin në minutën e 68 në 1 me 3. 12 minuta më vonë sfida u duk sikur u rihap pasi Malisheva shënoi një tjetër gol. Por 1 minutë më vonë Tusha shënoi golin e katërt për ekipin e Dajës.
Kështu Ballkani merr një tre pikësh aq të vlefshëm në garën për titull duke përforcuar pozitat në vendin e parë. Ata shkojnë në kuotën e 41 pikëve.