Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Stërvitje në sytë e drejtorit, mesfushori nis stërvitjen me TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT
Stërvitje në sytë e drejtorit, mesfushori nis stërvitjen me

Tirana ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik. Bardheblutë kanë zbritur në fushën e stadiumit "Selman Stërmasi" duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Sakaq me ekipin është bashkuar dhe afrimi më i ri, Ëngjëll Hoti.

Atmosfera në skuadër është pozitive dhe të gjithë janë gati për të dhënë kontributin e tyre për 25-herë kampionët e Shqipërisë. Vlen të veçohet fakti se i pranishëm në stërvitjen e sotme ka qenë dhe Tefik Osmani.

Drejtori sportiv i Tiranës ka ndjekur nga afër përgatitjet bardheblu, ndërsa po punon bashkë me presidentin Halili për t'i dhënë "dorën e fundit" lojtarëve që do të afrohen në këtë merkato vere.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga