
Sot në mbrëmje do të luhet çerekfinalja e fundit midis Francës dhe Islandës që do të përcaktojë gjysëm-finalisten e katërt të Euro 2016.
Fituesja e kësaj sfide do të ndeshjet përballë Gjermanisë, e cila fitoi dje me anë të penalltive ndaj Italisë.
Franca shihet favorite në këtë sfidë, por Islandezët kanë treguar se janë skuadra surprizë e këtij Europiani, pasi eliminuan Anglinë me rezultatin 2-1.
Statistika
-Franca nuk është mundur asnjëherë nga Islanda. Ajo regjistron 8 fitore dhe vetëm 3 barazime. Ka shënuar 30 gola dhe ka pësuar 8.
-Ndeshja e fundit midis dy skuadrave ishte ajo në vitin 2012, një ndeshje miqësore ku Islanda arriti të mbyllte pjesën e parë në avantazh 2-0, por në pjesën e dytë Franca arriti të shënojë 3 gola.
-Franca ka 8 ndeshje që nuk mundet. Herën e fundit ata janë mundur nga Anglia me rezultatin 2-0.
-Islanda ishte një nga debutueset e Euro 2016. Ata nuk janë mundur asnjëherë në ndeshjet e këtij Europiani duke regjistruar 2 fitore dhe 2 barazime. Ajo është skuadra me popullsinë më të vogël në Euro 2016, 330 mijë banorë