Stadiumi "Loni Papuçiu" po merr një pamje të re, teksa prej ditësh kanë nisur punimet për shtrimin e tapetit. Impianti fierak do të ketë një fushë të re, e cila pritet të jetë gati në fillimin e fazës së dytë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe klubi i Apolonisë, teksa përmes një njoftimi tregon se punimet do të përfundojnë të dielën. Por, tapetit të ri do t'i duhet disa javë kohë që të përshtatet dhe lidhet me tokën, për të pritur më pas ndeshjen e parë.
Në lajmërimin për mediet bëhej me dije: "Vazhdon puna për shtrimin e tapetit të barit në stadiumin "Loni Papuçiu". Shtrimi i tapetit do të përfundojë të dielën dhe do të jetë gati me fillimin e fazës së dytë".

Poll
