
Tirana udhëtoi në transfertë për t’u përballur me Egnatian në kuadër të javës së 20-të të Abissnet Superiore. Një sfidë që shkoi në favorin e bardhebluve me shifrat 2-1.
Pavarësisht se kampionët ia kanë dalë të triumfojnë në të dyja rastet që kanë luajtur në Rrogozhinë, stadiumi “Egnatia Arena” është një makth për lojtarët.
Të gjithëve na kujtohet rasti i dëmtimit të Klevi Qefalis në Rrogozhinë në sfidën e parë mes tyre për këtë sezon. Futbollisti bardheblu u përplas me Hamzat në një dyluftim nga i cili mbeti i dëmtuar Qefalia. Talenti i kryeqytetasve qëndroi i shtruar për disa javë në spital, ndërsa iu deshën muaj që të riaftësohet dhe të luajë përsëri.
Por jo vetëm kaq. Edhe ditën e djeshme në minutën e 86-të u dëmtua Visar Bekaj pas përplasjes me Emsis. Portieri u detyrua të linte fushën e lojës, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte në minutat e mbetura, por fatmirësisht gjendja e Bekajt është mirë.
Në këto kushte stadiumi i Egnatias është një makth i vërtetë, pasi lojtarëet bardheblu bëhet për “spitakl” sa herë luajnë në një transfertë të tillë.