
Ceremonia e nderimit të katër veteranëve të kombëtares kuqezi, Roshi, Balaj, Gjasula e Lenjani ka lënë shije të mirë te ish-futbollisti, Sokol Kushta.
Legjenda e futbollit shqiptar u shpreh se ai moment i pëlqeu, ndërsa tha se është i zhgënjyer me skuadrën,
“Ajo festa simbolike më kënaqi, sepse një pjesë e brezave kanë ikur në heshtje. Është gjë e bukur e federatës sepse ata janë djem që kanë derdhur gjak për atë Kombëtare. Përshtypje më bën tifozët. Më bëri përshtypje edhe një moment për gol i Laçit. Isha i sigurt që pjesën e dytë do të ndryshonte sepse nuk mund të ketë një ekip që mban 60 minuta presion. Jam i zhgënjyer, sepse trajneri bën gabimet e njëjta. Ndeshja nuk fillon kur i bihet bilbilet, por javë para. Çekët dihet se janë të fortë dhe të lartë. Prandaj duhet të merren masa” tha Kushta.