
SHQIPËRI – ANDORRA 3 - 0 (Manaj 9', 20', Uzuni 90+2')
Ndeshja:
Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 ndaj Andorran në sfidën e dytë kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Një fitore shumë e rëndësishme nga ekipi ynë, ku Rey Manaj ishte vendimtar dhe heroi i kësaj përballjeje. Sulmuesi lushnjar shënoi dopitë që në pjesën e parë, në minutat e 9-të dhe 20-të.
Ndërkohë nga krahu tjetët Kristjan Asllani dhe Armando Broja asistuar, duke bërë një ndeshje fantastike ndaj ekipit nga Andorra, ndërsa Myrto Uzuni në minutat e fundit të takimit shënoi për 3-0, për të mbyllur kështu një spektakël kuqezi në “Arenën Kombëtare”.
Kështu kuqezinjtë marrin fitoren e parë në këto kualifikuese. Pas këtij 3 pikëshi Shqipëria ngjitet në vendin e 2-të në klasifikimin e grupi K, po aq sa ka edhe Letonia. Ndërkohë Anglia kryeson me 6 pikë, pasi “Tre Luanët” mbrëmjen e sotme triumfuan 3-0 ndja Letonisë.
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Ndeshja e dytë
Stadiumi: “Arena Kombëtare”
Arbitër: Sebastian Gishamer
Formacionet zyrtare:
SHQIPËRIA (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Laçi, Asllani, Shehu; Hoxha, Manaj, Broja. Trajner: Sylvinho
ANDORRA (4-5-1): Alvarez; Cervos, San Nicolas, Garcia, Borra; Olivera, Marc Garcia, Jesus Rubio, Rebes, Babot; Rosas. Trajner: Koldo Alvarez
LIVE:
90+3'- Mbyllet sfida me fitoren e Kombetares shqiptare. Kuqezinjte triumfojne 3-0 ndaj Andorres.
90+2'- Shenohet goli i 3-te, Myrto Uzuni gjen rrugen e rrjetes, por ky rast po shikohet ne VAR.
78’ - Pajaziti tenton të pasojë për Uzunin i cili rrëzohet në zonë pas një kontakti, por për gjyqtarin nuk është mjaftueshëm për penallti.
62’- Rubio, Rosas dhe Rebes lënë fushën e lojës për Andorrën, duke i bërë vend Rodrigo, Fernandez dhe Da Silva.
56’- Manaj merr topin në zonë por vonohet dhe nuk ia del të gjuajë, me mbrojtjen që e largon sferën.
51’ - Asllani nis një top në qendër për Brojën, portieri del dhe kontrollon para sulmuesit kuqezi.
46'- Nis pjesa e dyte.
45'- Mbyllet pjesa e pare ne "Arenen Kombetare", Kuqezinjte udheheqin 2-0 ndaj Andorres me golat e Rey Manajt.
35'- Kombetarja kembengul serish, por kete here nuk kane saktesine e duhur.
20'- Shqiperia ne avantazh te dyfishte, Manaj shenon golin e dyte personal pas asistit te Armando Brojes.
9-' Shqiperia kalon ne avantazh, Manaj gjen rrugen e rrjetes pas asistit te Asllanit.
5'- Kombëtarja jep shkëndijat e para, Laçi dhe Asllani provojnë të gjejnë golin.
1'- Starton sfida në "Arenën Kombëtare", Shqipëria kërkon pikët e para në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.