
Xhuliano Skuka
Xhuliano Skuka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Poli Iasi luajti në shtëpi përballë UTA Arad. Ndeshje e vlefshme për kampionatin rumun, përfundoi 4-0 në favor të Poli Iasi.
Ishte pikërisht ish-sulmuesi i Partizanit që vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj sfide. I aktivizuar në minutën e 76-të, Skukës i mjaftuan vetëm 5 minuta për të shënuar nga 11-metërshi, goli e katërt për të tijët.
Kujtojmë që këtë në Rumani, Skuka ka zhvilluar 6 ndeshje, teksa sot gjeti golin e parë. Një sezon jo shumë i mirë për sulmuesin dibran që gjysmën e parë e luajti në Portugali.
Goli i Xhuliano Skukës
Poll