Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Jam i lumtur dhe krenar për djemtë”, Sylvinho: A mund të luajë Broja i djathtë? E kemi parë shpesh herë, mundohemi të përfitojmë nga cilësitë e tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i lumtur dhe krenar për djemtë”, Sylvinho: A mund
Sylvinho

Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Kupës së Botës me shifrat 3-0 ndaj Andorrës. Në përfundimin e takimit, trajneri Sylvinho doli në prononcim për mediat pas kësaj fitoreje të rëndësishme.

“Edhe unë e djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë.

Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta ndonjë ndeshje mund të bësh 4-5. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4-5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Zakonisht më pëlqeu edhe diçka tjetër, që e kemi respektuar ekipin e tyre, ata janë njerëz që luajnë me dëshirë dhe kemi bërë mirë.

Ata kanë një bllok të ulët shumë të mirë. Dua t’i bëj komplimente Shehut i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër. Për të vendosur një kundër një në krah, Broja është shumë i fortë. Ne mundohemi të shohim lëvizjet, Broja mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Hoxha nga ana tjetër, ishin skuadër që mund të hapnin ndeshjen. Për fat bëmë mirë, ata kanë bërë një ndeshje shumë të bukur.


A mund të përdoret Broja kështu me ekip më të fortë? E shohim që ai në të kaluarën ka bërë atë rol shumë mirë. Duhet të përdorim karakteristikat e lojtarit dhe është shumë i fortë, ka lëvizje në thellësi, ai bën hyrje në zonë se është shumë i fortë. Varet nga kundërshtari, mund të përshtatet se ka gjithçka, forcë, teknike, ka gol. Përtej kundërshtarit, varet nga ekuilibri i skuadrës. Nëse e ekuilibrojmë mirë skuadrën në nivel mbrojtës, në Angli ai bëri 30 minuta shumë të mirë.

Në sulm ishte e vështirë, se ata luanin me bllok të ulët, ata qëndrojnë gjithmonë aty, bëjnë mirë, me zemër, duhet respektuar gjithmonë. Me Letoninë 3 pikët i fituan me një goditje standarte vendasit. Mund të bëhej ndonjë pasim i gjatë i Asllanit. Por është e vështirë, që nuk e kishim bërë asnjëherë këtë, pa asnjë stërvitje, kemi bërë mirë, pa stërvitur duke provuar diçka. Shehu hapi mirë lojën, bëri që skuadra të shkonte para me topin kur kalonte mesfushën”, u shpreh Sylvinho

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga