
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.
Një ndeshje ku Shqipëria është favorite në letër, megjithatë kujdesi duhet të jetë maksimum. Në krahun tjetër, Sylvinho e ka “projektuar” formacionin me të cilin do të zbresë në fushë.
Sylvinho në këtë formacion në krahasim me Anglinë ka bërë katër ndryshime, në fushë janë Shehu, Broja, Manaj dhe Hoxha.
Kështu braziliani ka shuar çdo dilemë dhe ka zgjedhur 11-shen titullare.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Laçi, Asllani, Shehu; Hoxha, Manaj, Broja. Trajner: Sylvinho
ANDORRA (4-5-1): Alvarez; Cervos, San Nicolas, Garcia, Borra; Olivera, Marc Garcia, Jesus Rubio, Rebes, Babot; Rosas. Trajner: Koldo Alvarez