
Adrion Pajaziti
Kombëtarja shqiptare regjistroi mbrëmjen e djeshme fitoren e parë në kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë mposhtën me lehtësi Andorrën në “Arenën Kombëtare” me rezultatin bindës 3-0 falë dygolëshit të Manaj dhe në fund Uzuni.
Një mbrëmje e rëndësishme ajo e djeshma ishte edhe për Adrion Pajazitin. Ylli i mesfushës bëri debutimin e tij me Shqipërinë në “Arenën Kombëtare” dhe e nisi me këmbë të mbarë.
“Debutimi në shtëpi dhe tre pikë të rëndësishme”, shkruan 22-vjeçari i Goricës. Pajaziti gjithashtu u aktivizua dhe në “Wembley” ndaj Anglisë në minutën e 78-të të takimit.
View this post on Instagram
Poll