Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Luaj kudo në sulm”, Armando Broja: Golat do të vijnë, ishalla me më shumë fitore

Shkruar nga NEWSPORT
“Luaj kudo në sulm”, Armando Broja: Golat do të
 

Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Kupës së Botës me shifrat 3-0 ndaj Andorrës. Në përfundimin e takimit, Armando Broja doli në prononcim për mediat pas kësaj fitoreje të rëndësishme.

“Ndjeva pak lodhje në fund, ishte një kohë e gjatë që nuk luaja kaq sepse kam pasur dëmtime. Kam dhënë një asist për ekipin dhe jam i kënaqur për tre pikët. Tifozët na japin një mbështetje shumë të mirë, isha shumë i kënaqur dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer në Kombëtare. Kur isha edhe i vogël tek akademia e Chelseat luaja kudo në sulm.

Jam një lojtar që dua të luaj dhe të dribloj me topin. E dija që Andorra është një ekip i vështirë dhe nuk futesh dot në lojë. Kur dhashë asistin Asllani pa hapësirën që avancova. Trajneri më tha para ndeshjes që je i lirë në sulm. Mundësha të lëvizja kudo, në pjesën e parë krijova shanse. Jam sulmues dhe kam qejf të shënoj gola, por golat do të vijnë. Jam shumë i kënaqur për tre pikët dhe i kënaqur sepse e kemi filluar mirë. Trajneri i merr vendimet kush luan dhe kush jo, në krah ka pasur hapësirë, unë jam një lojtar i shpejtë dhe i shfrytëzova. Ishalla përpara me më shumë fitore.”, tha Broja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga