
Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Kupës së Botës me shifrat 3-0 ndaj Andorrës. Në përfundimin e takimit, Qazim Laçi doli në prononcim për mediat pas kësaj fitoreje të rëndësishme.
“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe donim të fitonim. Besoj goli i parë hapi të gjithë lojë, 3 gola janë okej. Mund të kishim shënuar edhe më shumë, por fitorja është ajo që ka më shumë rëndësi.
Ishte pak e vështirë të luanim në mesfushë sepse kundërshtari po mbrohej. Unë ndenja mes linjave për të hapur hapësira për Brojën ose për Manaj. Kishte momente që hapja lojën kur më jepej topi”, u shpreh Laçi.
Poll