Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Një austriak vendos drejtësi në Shqipëri – Andorra, 36-vjeçari emër i njohur për klubin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Një austriak vendos drejtësi në Shqipëri – Andorra,
Shqipëri - Andorra

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.

Tashmë UEFA ka vendosur për arbitrin që do të gjykojë në këtë ndeshje. Ai do të jetë austriaku, Sebastian Gishamer. 36-vjeçarit i është besuar që të vendosë drejtësi në Tiranë.

Një austriak vendos drejtësi në Shqipëri – Andorra,
Sebastian Gishamer

Kujtojmë se Gishamer është emër i njohur për shqiptarët. Kjo pasi në vitin 2019 ishte arbitër i ndeshjes Debrecen – Kukësi në raundin e parë kualifikues së Europa League, e cila përfundoi 3-0 në favor të hungarezëve.

Asokohe, arbitri austriak u kritikua shumë, me shumë “zëra” që shpreheshin se Gishamer mori vendime haptazi kundër ekipit verilindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga